21
JAN
2016

Takimi me Kryeministrin, Z. Edi Rama.

Mbrëmjen e së mërkurës, Kryeministri Edi Rama organizoi një darkë me mësues nga e gjithë Shqipëria. Në takim, ku ishin të ftuar drejtorë shkollash dhe mësues të suksesshëm, ishte i pranishëm edhe drejtori i Medresesë së Korçës Z. Sami Ikiz. Fjalën hapëse e mbajti Ministrja e Arsimit Znj. Lindita Nikolla, gjatë së cilës foli për arritjet e arsimit shqiptar në dy vitet e fundit. Veçanërisht vuri theksin mbi punën e mësuesve me brezat e rinj duke i falenderuar ata për kontributin shumë të vlefshëm. Më pas fjalën e morën disa mësues dhe drejtues shkollash, të cilët ndanë përvojat dhe historitë e tyre të suksesit me kolegët e pranishëm. Z. Edi Rama në fjalën e tij drejtuar mësuesve ndau me ta shqetësimet, arritjet dhe pritshmëritë në fushën e arsimit në Shqipëri. Ai foli për rëndësinë e punës së palodhshme të mësuesve në edukimin e nxënësve si individ dhe qytetar, duke i bërë ata jo individ të mangët apo pasiv, por kontribues në vlera dhe arritje. Më tej, Kryeministri foli për reformat dhe nismat e marra të cilat gradualisht do përmirësojnë ndjeshëm sistemin arsimor shqiptar. Gjithashtu, gjatë fjalës së tij u ndal edhe tek figura e mësuesit, figurë e cila duhet të shihet me respekt jo vetëm nga nxënësit por nga e gjithë shoqëria për vetë rëndësinë që ka kjo figurë në ndërtimin e shoqërisë. Pas mbarimit të fjalës, Z. Rama uroi personalisht të gjithë të pranishmit me rastin e festave të fundvitit.

Takimi-me-Kryeministrin-Z.-Edi-Rama-3 Takimi-me-Kryeministrin-Z.-Edi-Rama-2

Leave a Reply

*

captcha *