04
APR
2017

Programi i ndarjes së çmimeve të festivalit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Në Medresenë e Korçës u zhvillua programi i ndarjes së çmimeve të festivalit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, një organizim i Medresesë së Korçës në bashkëpunim me DAR-Korçë . Në këtë festival konkuruan 90 nxënës nga 11 shkolla të ndryshme 9-vjeçare të qarkut të Korçës, në katër kategori: ese, analizë letrare, poezi dhe muzikë.
Të pranishëm në këtë program ishin përfaqësues nga DAR-Korçë z.Nikolin Gërmenji dhe z.Anesti Xeka, zv.kryetarja e Bashkisë së Korçës znj.Benila Terova, këngëtarja e mirënjohur Lazarela Deti , të cilët bënë ndarjen e çmimeve dhe përshëndetën e vlerësuan organizimin e këtij festivali, gjithastu të pranishëm ishin dhe drejtues të shkollave, mësues dhe nxënës.
Gjatë programit, përveç ndarjes së çmimeve pati edhe disa performanca nga fituesit e çmimeve të para të cilët emocionuan sallën me interpretimet dhe zërin e tyre.
Falenderojmë të gjithë nxënësit që konkuruan, fituesit dhe të gjithë të pranishmit e tjerë. Aktivitete të tjera iu mirëpresin sërish.

Leave a Reply

*

captcha *