04
APR
2017

Programi i 7-8 Marsit, festës së mësuesit dhe nënës

Medreseja e Korçës organizoi sot koncertin artistik në kuadër të 7-8 Marsit. Nëna dhe mësuesi ishin kryefjala e këtij koncerti, në të cilin me hijeshi dhe fisnikëri ashtu si vetë ato figura, u përcollën emocione nga interpretimet, poezitë, këngët, vallet dhe teatrit.
Në këtë program ishin të pranishëm personalitete nga institucionet vendore si, sekretarja e përgjithshme e Prefekturës znj.Mimoza Gusho, nënkryetarja e Qarkut znj.Mimoza Shuli, nënkryetarja e Bashkisë Korçë znj.Benila Terova, kryetari i partisë demokratike dega Korçë z.Andrea Mano të cilët përshëndetën dhe uruan për këto dy figura të ndritura dhe fisnike të shoqërisë dhe po ashtu vlerësuan dhe shprehën emocionet e bukura që nxënësit e Medresesë dhuruan nga ky koncert. Po ashtu në sallë ishin të pranishëm nxënës, nëna e mësues pa të cilët kjo festë nuk do të kishte kuptim.
Medreseja e Korçës shpreh përgëzimet dhe urimet e pakufijshme për nënat dhe mësuesit, udhërrëfyesit e brezave për një të ardhme të ndritur. Gëzuar 7-8 Marsin!

Leave a Reply

*

captcha *