02
OCT
2018

Program Orientues

Shkolla jonë organizoi programin orientues në datat 7-10 për nxënëset e klasave të 10 a. Gjatë këtyre ditëve u zhvillua mësim në lëndët e gjuhëve të huaja anglisht dhe turqisht, konkurse në lëndën e matematikës, praktikë e njohurive të marra në laboratorin e informatikes. Gjatë pasditeve u organizuan aktivitete argëtuese në ambientet e jashtme të shkollës. Gjithashtu u organizua një shëtitje dhe piknik në kodrat e qytetit. Programi u finalizua me një shfaqje artistike ku protagonistë ishin nxënëset e reja. Ato përgatitën poezi, këngë, skece e lojëra dhe performuan para prindërve të tyre. U krijua një atmosferë familjare dhe nxënëset u zbaviten por edhe u përshtaten me shkollën dhe shoqet.

 

This slideshow requires JavaScript.

 

 

 

Leave a Reply

*

captcha *