14
SEP
2016

Medreseja e Korcës përfaqësohet në Olimpiadën Ndërkombëtare në Amsterdam, Hollandë

Nxënësi i klasës së 10-të në Medresenë e Korçës, Xhois Shaholli, ishte pjesmarrës në Olimpiadat Ndërkombëtare të Projekteve Shkencore INESPO, të organizuara në Amsterdam, Hollandë. Ai prezantoi një nga dy projektet që përfaqësonin Shqipërinë midis 103 projekteve të prezantuara nga më shumë se 200 nxënës të ardhur nga 49 shtete të ndyshme të botës. Projekti konsistonte në bashkimin e tre koncepteve teorike (lavjerrësi, induksioni elektromagnetik dhe forma gjeometrike gjashtëkëndore) në një sistem i cili mund të përdoret në ndërtesa për ti bërë ato më rezistente ndaj tërmetit. Në sajë të prezantimit të këtij projekti, Xhoisi mori një çertifikatë arritjeje. I urojmë Xhoisit dhe nxënësve të tjerë suksese të mëtejshme dhe të vazhdueshme në rrugën e tyre të dijes.

Medreseja e Korces perfaqesohet ne Olimpiaden Ndërkombetare ne Amsterdam, Hollande (1) Medreseja e Korces perfaqesohet ne Olimpiaden Ndërkombetare ne Amsterdam, Hollande (2) Medreseja e Korces perfaqesohet ne Olimpiaden Ndërkombetare ne Amsterdam, Hollande (3) Medreseja e Korces perfaqesohet ne Olimpiaden Ndërkombetare ne Amsterdam, Hollande (4) Medreseja e Korces perfaqesohet ne Olimpiaden Ndërkombetare ne Amsterdam, Hollande (5) Medreseja e Korces perfaqesohet ne Olimpiaden Ndërkombetare ne Amsterdam, Hollande (6) Medreseja e Korces perfaqesohet ne Olimpiaden Ndërkombetare ne Amsterdam, Hollande (7)

Leave a Reply

*

captcha *