16
SEP
2016

Medreseja e Korçës ka çelur sot vitin e ri shkollor 2016-2017

Në ceremoninë e mirëseardhjes ishte i pranishëm drejtori i DAR-Korçë, Z.Kristaq Grabocka, drejtori i Medresesë së Korçës Z.Sami İkiz, stafi pedagogjik dhe nxënësit e kësaj shkolle. Në fjalën e tij drejtori i DAR-Korçë uroi suksese për vitin e ri shkollor nxënësit dhe mësuesit. Gjatë fjalës së tij nxënësit patën mundësinë gjithashtu të informoheshin rreth reformës së re në sistemin arsimor. Drejtori i shkollës, Z.Sami İkiz së bashku me mësuesit e tjerë përcollën po ashtu dhe ata urimet e përzemërta për një vit të suksesshëm.
Gjatë ceremonisë u ndanë për nxënësit më të mirë të shkollës disa dhurata në vlerësim të arritjeve dhe punës së tyre të vyer.Më pas ceremonia vazhdoi me prerjen e tortës, kokteil dhe një bashkëbisedim të stafit pedagogjik të Medresesë së Korçës.

medreseja-e-korces-ka-celur-sot-vitin-e-ri-shkollor-2016-2017-1 medreseja-e-korces-ka-celur-sot-vitin-e-ri-shkollor-2016-2017-2 medreseja-e-korces-ka-celur-sot-vitin-e-ri-shkollor-2016-2017-3 medreseja-e-korces-ka-celur-sot-vitin-e-ri-shkollor-2016-2017-4 medreseja-e-korces-ka-celur-sot-vitin-e-ri-shkollor-2016-2017-5 medreseja-e-korces-ka-celur-sot-vitin-e-ri-shkollor-2016-2017-6 medreseja-e-korces-ka-celur-sot-vitin-e-ri-shkollor-2016-2017-7 medreseja-e-korces-ka-celur-sot-vitin-e-ri-shkollor-2016-2017-8 medreseja-e-korces-ka-celur-sot-vitin-e-ri-shkollor-2016-2017-9 medreseja-e-korces-ka-celur-sot-vitin-e-ri-shkollor-2016-2017-10 medreseja-e-korces-ka-celur-sot-vitin-e-ri-shkollor-2016-2017-11

Leave a Reply

*

captcha *