Ta zbukurojmë qytetin tone!
Me këtë moto Medreseja e Korçës realizoi një akt të rëndësishëm për sa i përket gjelbërimit të qytetit Korçë. Në bashkëpunim me Bashkinë Korçë shkolla jonë mbolli lule në dy mjedise të caktuara nga bashkia e qytetit.
Me këtë nismë Medreseja e Korçës fton të gjithë qytetarët korçarë të kontribuojnë për një mjedis më të gjelbëruar..
Fondacioni “SEMA” zhvillon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Ai drejton zhvillimin arsimor të shkollave 9-vjeçare, të mesme, Tiranë.
Niveli dhe cilësia arsimore e arritur në shkollat tona ka nxitur simpatinë e popullit shqiptar dhe të drejtuesve zyrtarë.