Sot,më 5 Mars 2015,në Medresenë e Korçës u zhvillua një program festiv me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit.Programi filloi me fjalët përshëndetëse të drejtorit të Medresesë Z.Sami Ikiz,Prefektit të Qarkut Korçë Z.Ardit Konomi si dhe Kryetarit të Bashkisë Korçë Z.Sotiraq Filo.Në program morën pjesë përfaqsues institucionesh,prindër si dhe nxënësit e Medresesë.Gjatë programit u recituan vjersha dhe u kënduan këngë në lidhje me të dyja festat.Ju falenderojmë për pjesmarrjen dhe urojmë të gjithë arsimtarët dhe nënat ‘’Gezuar Festat’’.