16
SEP
2016

Festa e Kurban Bajramit

Myftiu i Korçës z. Qazim Muçi bashkë me drejtorin e Medresesë së Korçës z. Sami Ikiz në ambientet e Medresesë së Korçës kanë pritur elitën e qytetit të cilët kanë uruar besimtarët Mysliman për festën e Kurban Bajramit. Urime për paqe, begati dhe mirësi në këtë ditë të shënuar kanë përcjellë edhe krerët e besimeve fetare, pushtetit vendor, partive politike, institucioneve dhe besimtarë të shumtë tek Medreseja e Korcës. Për urimin e kësaj dite të shenjtë për besimtaret myslimanë, ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë së Korçës Z. Sotiraq Filo, prefekti Z. Ardit Konomi, sekretari i Këshillit të Qarkut Korçë Z. Xhevahir Dervishi, Kryetari i Partisë Demokratike Z. Andrea Mano, deputeti Z. Ilir Pendavini, Hiresia e Tij Imzot Joani dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe të shoqërisë civile.

festa-e-kurban-bajramit-1 festa-e-kurban-bajramit-2 festa-e-kurban-bajramit-3 festa-e-kurban-bajramit-4 festa-e-kurban-bajramit-5 festa-e-kurban-bajramit-6 festa-e-kurban-bajramit-7 festa-e-kurban-bajramit-8 festa-e-kurban-bajramit-9

Leave a Reply

*

captcha *