04
APR
2017

Ekskursion i klasës së 10-B në Krujë, Tiranë dhe Elbasan

Fundjavën e shkuar nxënësit e klasës së 10-B së bashku me profesorët e tyre zhvilluan një ekskursion në Krujë, Tiranë dhe Elbasan.
Destinacioni i parë ishte Kruja ku nxënësit vizituan kalanë e Krujës, shëtitën pazarin e vjetër dhe shijuan pamjet që ofronte kalaja.
Nga Kruja shkuan në Tiranë. Në Tiranë vizituan Medresenë e Tiranës dhe qendrat tregtare RingCenter dhe TEG.
Më pas kaluan në Elbasan ku ndaluan në Medresenë e Elbasanit dhe shëtitën pak qytetin.
Të nesërmen u kthyen në Korçë.

Leave a Reply

*

captcha *