25
FEB
2015

ASEF (Albanian Sciance & Engeering Fair 2015) 

Panairi Shqipëtar i Shkencës dhe Inxhinierisë ASEF, është pra një nga këto konkurse i cili zhvillohet mes klasave 9 – 12 që prej vitit 2008. ASEF është nje panair, degë e Intel ISEF, një nga konkurset shkencore më të mëdhenj në të gjithë botën, sponsorizuar nga Intel. 
Këtë vit, me mbështetjen e sponsorëve tanë, ne kemi vendosur të organizojme një konkurs projektesh në shkencë dhe kompjuter. Dy projektet më të mira që do të zgjidhen në Konkursin ASEF, do të marrin pjesë në I-Sweep që do të organizohet në Teksas në vitin 2015.
Konkursi përbëhet nga dy kategori:
1. Shkencë, ekologji dhe mjedis
2. Kompjuter (Kjo kategori ka katër pjesë : programim, dizenjim webi , film i shkurtër dhe dizenjim poster).
Olimpiada këtë vit u organizua ditën e Shtunë në datë 21 Shkurt. Në kategorinë e shkencës dhe kompjuterave, nga mbi 300 projekte që aplikuan për pjesëmarrje, u përzgjodhën 190 projekte finaliste. Këta finaliste, mjeshtra të kompjuterave dhe shkencëtarë të së ardhmes, në 12 Shkurt dolën para jurisë së përbërë nga përfaqesues të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit “Epoka”, për t’u treguar projektet e tyre.
Në kategorinë e Shkencës, 2 projektet më të mira fituese, fitujnë të drejtën të përfaqësojnë Shqipërinë në Olimpiadën I-Sweep (International Sustainable World Energy Engineering Environment Project Olimpiads ) e cila këtë vit do të organizohet në qytetin Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në muajin Maj.
Në këtë aktivitet Medreseja e Korçës u përfaqsua nga nxënësi Ledi NAKO,i cili nën udheheqejen e mësuesit të Informatikës Z.Enes ISIK mori medalje të artë kategoria Dizenjimit.

IMG_3902 IMG_3901 IMG_3900 IMG_3899 IMG_3898 IMG_3897 IMG_3896

Leave a Reply

*

captcha *