04
JUN
2013

24.10.2012 – Programi Festiv Kurban Bajrami

Sot, ne Medresene e Korces, ne vazhdimin e tradites se viteve te meparshme, u zhvillua programi festiv i Kurban Bajramit. Ne nje ambient te mbushur plot e perplot, nje pjese e mire e spektatoreve e ndoqen programin festiv te pergatitur nga ana jone ne kembe. Supriza e ketij programi, mbante emrin e kengetares se mirenjohur Znj. Myfarete Laze. Ne nje atmosfere festive, Znj. Myfarete Laze pershendeti me zerin e saj magjik nepermjet dy kengeve. Ne fjalen e tij drejtori i shkolles Z. Omer Calis, theksoi se Bajramit ne kete vit jubilar per kombin shqiptar, i shtohen vlerat edhe me shume, pasi ne nje vend ku nuk ekziston liria, edhe vlerat dhe bukuria e Bajramit, nuk dalin ne pah ashtu sic duhet.

Leave a Reply

*

captcha *